Sahaja Yoga
Zgjimi i Brendshëm përmes Vetë-Realizimit dhe Meditimit
Shri Mataji Nirmala Devi revolucionarizoi praktikën e jogës përmes aktualizimit të vetë-realizimit në sistemin nervor qendror. Në historinë e spiritualitetit, Shri Mataji është personi i parë dhe i vetëm që ofron përvojën e vetë-realizimit në masë. Ajo deklaroi se është e drejta prej lindjes e të gjitha qenieve njerëzore – pavarësisht nga feja, raca, kombësia apo rrethanat – të marrin vetë-realizimin e tyre. Këmbënguli gjithashtu se nuk mund të paguhet për të vërtetën apo për njohjen e vetvetes, kështu që vetë-realizimi është ofruar dhe vazhdon të ofrohet gjithmonë pa pagesë.
Shri Mataji lindi me vetëdijen e plotë të vetë-realizimit dhe që në moshë të re donte ta ndante këtë dhuratë të çmuar me të gjithë. Ishte babai i saj që kuptoi këtë mrekulli shpirtërore dhe e këshilloi që së pari të gjente një mënyrë për të vetë-realizuar në masë, që më pas do t'i mundësonte të arrinte tek një audiencë më e gjerë globale për të mirën e njerëzimit. Kjo frymëzoi Shri Mataji për të studiuar qeniet njerëzore gjatë një periudhe që përfshin dyzet e shtatë vjet, ndërsa jetoi dhe ndërveproi mes tyre. Vetëm pasi ishte njohur plotësisht me të gjitha permutacionet dhe kombinimet e psikikës njerëzore, mori vendimin përfundimtar për hapjen e Sahasrara Chakra (qendra e shtatë shpirtërore në majë të kokës) së pari brenda qënies së vet që do ta lejonte për të përmbushur misionin e jetës për të evoluar dhe përhapur masivisht vetë-realizimin dhe praktikën e meditimit Sahaja Yoga.
5 maji 1970 ishte një përparim historik në evolucionin shpirtëror të njerëzimit. Qasja në zgjimin e brendshëm nëpërmjet vetë-realizimit dhe meditimit të vërtetë nuk do të kufizohej më në disa mjeshtër të zjarrtë të jogës por do të bëhej i arritshëm për masat, kushdo që kërkonte një përgjigje për të arritur vetëdijen më të lartë. Dallimi unik që Shri Mataji solli në praktikën e jogës ishte aktualizimi i vetë-realizimit që në ditën e parë. Rrallë më parë mund të ndodhte kjo, edhe pas ushtrimit rigoroz të jogës për shumë vite, nëse jo dekada, nën drejtimin e ngushtë të një guru. Shri Mataji zbuloi se vetëdija njerëzore kishte arritur një kulm në procesin evolucionar dhe ishte pjekur mjaftueshëm për të marrë vetë-realizimin spontan, me kusht që një mjeshtër i autorizuar të mund të nxiste energjinë shpirtërore të fjetur, primordiale, Kundalini-shakti (në sanskritisht do të thotë energji spirale e fuqisë gjithëpërfshirëse hyjnore) që ndodhet në bazën e shtyllës kurrizore.
Gjatë katër dekadave të ardhshme, Shri Mataji themeloi praktikën e meditimit Sahaja Yoga. Çdokush, pavarësisht nga prejardhja kulturore, fetare, e moshës ose arsimore mund ta praktikojë lehtësisht këtë formë të meditimit të jogës. Për më tepër, të shumtë ata që u stabilizuan në Sahaja Yoga mund t'ua transmetonin pa mundim dhuratën e plotë të vetë-realizimit të tjerëve, ashtu si një qiri që mund të përdoret për të ndezur qirinj të tjerë. Shri Mataji theksoi se nuk mund të paguhet para për dhënien e vetë-realizimit të tjerëve ose për mësimin e njohurive të Sahaja Yoga, pasi ajo vetë personalisht nuk ka marrë kurrë para për ndarjen e kësaj dhurate të lindur. Kjo hodhi bazën për vetë-realizimin e vërtetë masiv, të cilin babai i saj e kishte parashikuar kur ajo ishte ende fëmijë i vogël.
Meditimi Sahaja Yoga është një teknikë e thjeshtë dhe e lehtë të cilën ajo e zhvilloi për të mbështetur zgjimin e lindur të përjetuar përmes fillimit të vetë-realizimit. Fjala Sahaja do të thotë "spontan" dhe "i lindur me ty", duke përshkruar këtë energji delikate (Kundalini) që ekziston në çdo qenie njerëzore. Ndryshe nga besimi popullor, Yoga nuk përcakton një sërë ushtrimesh ose qëndrimesh, por në fakt do të thotë "të bashkohesh, të njehsohesh, të shkrihesh". Qëllimi i yogës është të ndërgjegjësojë individin për natyrën e vërtetë të vetes "Atma" (në sanskritisht kjo tregon pasqyrimin e Shpirtit gjithëpërfshirës) dhe të arrijë bashkimin e plotë me këtë vetëdije të re. Ashtu si një pikë uji shkrihet me oqeanin, mund të thuhet se ndërgjegjja individuale shkrihet me ndërgjegjen kolektive. Kur ndodh ky bashkim, forca integruese e kundalinit sjell ekuilibër dhe paqe si në nivel individual dhe kolektiv.