Shri Mataji

Shri Mataji

Biografia e një Angazhimi përjetëshëm

Duke udhëtuar pa u lodhur mijëra km rreth globit nga fshatrat e largëta në qytete dhe metropole, duke ndarë me vetëmohim zbulimin e saj unik të ndriçimit të vërtetë shpirtëror përmes përvojës së vetë-realizimit me miliona njerëz, duke revolucionarizuar ndryshimet shoqërore bazuar në transformimin e brendshëm - të gjitha këto dhe shumë të tjera momente të tilla të çmuara ofrojnë një paraqitje të shkurtër të angazhimit të përjetshëm të Shri Mataji kushtuar mirëqenies së njerëzimit.

Nirmala Shrivastava, e njohur me titull nderi Shri Mataji Nirmala Devi, lindi më 21 mars 1923 në Chhindwara, Indi. Ajo lindi në një familje të krishterë dhe prindërit e saj, Prasad dhe Cornelia Salve, zgjodhën emrin Nirmala, që do të thotë "i papërlyer". Babai i saj, avokat dhe studiues që fliste rrjedhshëm 14 gjuhë, përktheu Kur'anin në Hinduisht. Nëna e saj ishte gruaja e parë në Indi që mori një diplomë nderi në matematikë.

Që në moshë shumë të re Shri Mataji u angazhua në botën përreth saj. Ndërsa prindërit ishin të përfshirë në mënyrë aktive në luftën për pavarësi në Indi, Shri Mataji, si një fëmijë i vogël, mori përgjegjësinë për shtëpinë. Mahatma Gandhi, ashramin e të cilit ajo e vizitonte shpesh në moshë të re, njohu tek ajo një mrekulli shpirtërore. Ai shpesh konsultohej me të për lutjet e përditshme që mbaheshin atje. Po ashtu edhe shokët e saj të shkollës do të kërkonin këshilla dhe mbështetje tek ajo.

Shri Mataji studioi mjekësi në Kolegjin Mjekësor të Krishterë në Ludhiana dhe në Kolegjin Mjekësor Balakram në Lahore. Si vajzë e re mori pjesë edhe në luftën për pavarësi dhe udhëhoqi bashkëmoshatarët e saj në kolegj në Lëvizjen Quit India. Në vitin 1942 u burgos për pjesëmarrjen në lëvizje.

Shri Mataji in Delhi, ca. 09.02.1983

Në vitin 1947 u martua me Chandrika Prasad Shrivastava, një nëpunës civil i rangut të lartë indian, karriera e të cilit shtrihej duke shërbyer si sekretar personal i kryeministrit të ndjerë indian Lal Bahadur Shastri, më pas në katër mandate të njëpasnjëshme si Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare të Kombeve të Bashkuara. Patën dy vajza. Gjatë kësaj kohe, ndërsa ajo rriti vajzat dhe mbështeti karrierën e burrit të shquar, Shri Mataji vazhdoi të tregojë një interes dashamirës për botën përreth saj. Ajo u përball me një gamë të gjerë njerëzish nga vende, kultura, nivele të të ardhurave dhe prejardhje të ndryshme dhe të lidhur me ta nëpërmjet një respekti të vërtetë. Qoftë duke diskutuar çështjet e shtetit me drejtues të rëndësishëm, apo çështjet familjare me një shofer taksie, ishte gjithmonë e hapur për të dëgjuar dhe kuptuar. Qëndroi kundër paragjykimeve, u ofroi mbrojtje atyre në nevojë, u angazhua në punë bamirësie, inkurajoi kulturën përmes muzikës dhe filmit, kultivoi tokën dhe u kujdes për një shtëpi të madhe. Qe një grua, nënë dhe motër e dashur dhe më në fund u bë edhe gjyshe.

Gjatë gjithë kohës thelloi perceptimin për natyrën njerëzore duke e përqendruar vëmendjen në mënyrën se si të ndihmonte qeniet njerëzore të ngrihen në potencialin më të lartë. Arriti të kuptonte se një transformim i tillë mund të ndodhte vetëm përmes procesit të vetë-realizimit, që është aktivizimi i energjisë delikate të brendshme (të quajtur Kundalini) e cila është e pranishme në të gjithë ne. Zgjimi i kësaj energjie ishte diçka që ajo do ta përjetonte vetë, përpara se t'i kushtonte jetën ndarjes me të tjerët.

Më 5 maj 1970 Shri Mataji filloi jetën shpirtërore. Në moshën 47-vjeçare gjeti një mënyrë dhe zhvilloi një metodë për të dhënë vetë-realizim masiv. Ajo dëshironte të ofronte një përvojë të vërtetë që njerëzit mund ta përdornin për të transformuar dhe shëruar veten e tyre. Ndryshe nga shumë të ashtuquajtur guru që përfituan nga ata njerëz që kërkonin njohuri shpirtërore, Shri Mataji donte të fuqizonte vetë kërkuesit me këtë njohuri. Ajo denoncoi të gjithë gurutë e rremë dhe gjatë gjithë jetës paralajmëroi kundër praktikave shpirtërore mashtruese dhe abuzive.

Kur burri i saj u bë Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Detare të OKB-së, Shri Mataji u transferua në Londër dhe filloi punën shpirtërore me një grup të vogël njerëzish. Udhëtoi nëpër Mbretërinë e Bashkuar duke dhënë leksione si dhe përvojën e vetë-realizimit. Kurrë nuk kërkoi para për këto programe, duke këmbëngulur se zgjimi i kësaj energjie shpirtërore të fjetur brenda të gjithë qenieve njerëzore ishte e drejta e tyre e lindjes dhe për rrjedhojë, nuk mund të paguhej. Ndërsa njerëzit përreth saj arritën të njohin cilësitë e jashtëzakonshme shpirtërore dhe amtare, ajo shpejt mori titullin e nderit "Shri Mataji" që do të thotë "Nënë e nderuar".

Metoda e meditimit përmes vetë-realizimit e zhvilluar nga Shri Mataji u quajt Sahaja Yoga. Gjatë gjithë viteve 1980, Shri Mataji udhëtoi vazhdimisht dhe pa u lodhur në Evropë, Australi dhe Amerikën e Veriut, duke ua mësuar këtë metodë pa pagesë të interesuarve. Në vitet 1990 udhëtimet e saj u përhapën në Amerikën e Jugut, Afrikë, Rusi, Evropën Lindore dhe Azi si dhe në rajonin e Paqësorit.

IInstitucionet në mbarë botën i dhanë çmime nderi dhe doktorata. Në vitin 1995 mbajti fjalwn në Konferencën e Katërt Botërore mbi Gratë në Pekin. Claes Nobel foli për nominimin e saj për Çmimin Nobel të Paqes në 1997 në Royal Albert Hall në Londër. Si admirues i madh i Shri Mataji dhe Sahaja Yoga, ai e shpalli atë "një burim shprese për njerëzimin" dhe "një pikë referimi për dallimin e së drejtës nga e gabuara".

Jeta ime tani është e dedikuar për mirëqenien dhe mirëdashjen e njerëzimit; plotësisht; tërësisht.

Shri Mataji besonte se potenciali i vetë-realizimit masiv dhe përfitimet holistike të meditimit të Sahaja Yoga për jetën personale dhe shoqërore të individit ishin themeli për transformimin e vërtetë shoqëror. Ajo themeloi shumë organizata joqeveritare bazuar në parimet e këtij transformimi unik të brendshëm, duke përfshirë një shtëpi për gratë dhe fëmijët e varfër, disa shkolla ndërkombëtare, një qendër shëndetësore dhe kërkimore holistike dhe një akademi ndërkombëtare që promovon muzikën klasike dhe artet e bukura.

Më 23 shkurt 2011, Shri Mataji u nda nga jeta paqësisht në moshën 87-vjeçare në Gjenovë të Italisë.

Trashëgimia e saj vazhdon ndërsa përvoja e vetë-realizimit vijon të transformojë jetë të panumërta nën kujdesin e dashur të praktikuesve të Sahaja Yoga dhe qendrave të meditimit të krijuara në më shumë se 100 vende ku mësohet Sahaja Yoga, gjithmonë pa pagesë.

Ashtu si oqeani që godet brigjet dhe më pas valët kthehen dhe thurin një gërshet, kështu mund ta shihja tërë jetën time si një gërshet të bukur. Dhe këtë lidhëse të bukur nuk mund ta përshkruani me fjalë.

Explore this section