Experience Your Self-realization

Përjetoni Vetë-realizimin

Ju duhet vetëm një dëshirë e pastër

Është e drejta e secilit për të arritur këtë gjendje të evolucionit dhe tashmë është përfshirë gjithçka e nevojshme. Por meqenëse unë respektoj lirinë tuaj, duhet të keni dëshirën për t’a arritur këtë gjendje, nuk mund t’ju imponohet.

Shri Mataji është e vetmja Guru shpirtërore në historinë e njerëzimit që ka dhënë përvojën e Vetë-Realizimit Masiv në të gjithë botën me mijëra programe publike. Miliona njerëz kanë përfituar nga kjo përvojë unike e cila është bërë një pikë kthese në jetën e tyre. Kërkuesit që ndoqën programet, e përjetuan vetë-realizimin si heshtje të plotë të brendshme, një gjendje fizike të relaksuar dhe shpesh një fllad të ngrohtë ose të freskët në pëllëmbët e duarve dhe ndonjëherë nëpër të gjithë trupin.

Hapat e mëposhtëm do t'ju ndihmojnë të përgatiteni për përvojën e vetë-realizimit. Uluni rehat me shpinën drejt, madje hiqni edhe këpucët pasi mund të na ndihmojë që Toka Nënë të thithë të gjitha energjitë negative përmes këmbëve tona.

Vendosini të dyja duart në gjunjë me pëllëmbët e hapura për lart. Për të qetësuar vëmendjen që endet, mund të shikoni imazhin e Shri Mataji në ekran (ose foto). Pasi të jeni qetësuar brenda vetes, në paqe, provoni të vëzhgoni mendimet tuaja.

Nëse përjetoni një heshtje të plotë të brendshme dhe ndoshta ndjeni një fllad të lehtë të freskët që fryn nëpër pëllëmbët tuaja ose në kokë mbi zonën fontanelë (shatërvan), dijeni se ju jeni një shpirt i realizuar dhe e keni arritur natyrshëm vetë-realizimin. Ky është një fillim i mrekullueshëm dhe hapat e ardhshëm do t'ju ndihmojnë të thelloni përvojën e meditimit.

 

ShriMataji_BW

Edhe pse është shumë e rrallë që disa njerëz të kenë përjetuar vetë-realizimin e plotë përpara Shri Mataji ose fotografisë së saj, është e dobishme që për vetë-realizim të përdoret meditimi i udhëzuar, të cilin Shri Mataji e ka demonstruar më shumë se një mijë herë në mbarë botën.

Për të ndjekur meditimin e drejtuar nga Shri Mataji në videon bashkangjitur, do të ishte e dobishme të njiheni me hapat pasi të gjithë ushtrimin do e kryeni me sytë mbyllur. Mbyllja e syve na ndihmon të përjetojmë më thellë vetë-realizimin dhe gjendjen medituese që pason menjëherë. Ju mund të shihni me kujdes sekuencën e ilustrimeve dhe tekstit më poshtë, për të përcaktuar pozicionin e duhur të dorës në trup ku Shri Mataji do t'ju udhëheqë në ushtrimin e Vetë-Realizimit, së bashku me pohimet për çdo pozicion.

Gjatë gjithë seancës së vetë-realizimit, do të vendosni dorën e djathtë në qendrat përgjatë anës së majtë dhe do të mbani pëllëmbën e majtë të hapur siç tregohet në skicat e mëposhtme.

வலது கையை இதயத்தின் மீது வைக்கவும்
வலது கையை வயிற்றின் மேல் பகுதியில் வைக்கவும்
வலது கையை வயிற்றின் கீழ் பகுதியில் வைக்கவும்
வலது கையை வயிற்றின் மேல் பகுதியில் வைக்கவும்
வலது கையை இதயத்தின் மீது வைக்கவும்
வலது கையை கழுத்தில் வைக்கவும்
வலது கையை நெற்றியில் வைக்கவும்
வலது கையை தலைக்கு பின்னால் வைக்கவும்
வலது கையை உச்சிக்குழிப் பகுதியில் வைக்கவும்
YouTube player

Tani, në fund të meditimit të udhëzuar, vini re nëse ndiheni të relaksuar dhe nëse mendimet tuaja janë qetësuar apo janë zhdukur gradualisht. Kjo është gjendja e parë e meditimit: vetëdija pa mendime. Është një gjendje e vetëdijes së pastër dhe paqësore për veten dhe asaj që ju rrethon.

Tani vëreni nëse mund të ndjeni një fllad të lehtë të freskët në pëllëmbët tuaja dhe sipër kokës (zonës së kockës fontanel). Mund të jetë nxehtë në fillim, që është shenjë se energjia juaj Kundalini po pastron sistemin delikat, por në fund do të freskohet. Mund ta provoni duke vendosur pëllëmbën e majtë mbi kokën (pa e prekur) dhe më pas testoni me pëllëmbën e djathtë.

Nëse nuk mund ta ndjeni, mund të jetë për një sërë arsyesh. Një nga më të zakonshmet është se ne nuk jemi në gjendje të falim. Mund të të ndihmojë të thuash disa herë nga zemra: "Nënë (ose nëse preferon të thuash Shri Mataji), i fal të gjithë" dhe kontrollo sërish për të parë nëse e ndjen erën e freskët mbi kokë.

Ky është fillimi i udhëtimit tuaj të brendshëm drejt një sfere të re të ekzistencës së përjetshme shpirtërore, të cilën tani mund ta eksploroni në paqe dhe harmoni të plotë. Duke ruajtur këtë vetëdije të re përmes meditimit të rregullt, do të jeni në gjendje që nëpërmjet mollëzva të gishtave të ndjeni gjendjen e sistemit delikat apo edhe të njerëzve të tjerë, dhe t'i korrigjoni ato me energjinë shpirtërore të vetëlindur (Kundalini).

Seksionet e mëposhtme do t'ju ndihmojnë të mësoni më shumë rreth meditimit Sahaja Yoga dhe gjithashtu se si të praktikoni një meditim të thjeshtë dhe të lehtë në shtëpi. Seksioni mbi Meditimin Kolektiv do t'ju njohë me aspektin e meditimit kolektiv të rekomanduar nga Shri Mataji dhe do të gjeni qendra të meditimit Sahaja Yoga në mbarë botën.